Turqia bën detyrën ndaj Rumanisë, Kosova mëson kundërshtarin nëse do të shkojë në finale (video)

Turqia bën detyrën ndaj Rumanisë, Kosova mëson kundërshtarin nëse do të shkojë në finale (video)

26 Mars 2026 19:54 Telesport Turqia ka bërë detyrën ndaj Rumanisë, duke fituar 1-0 në gjysmëfinalen e luajtur në Stamboll. Turqia do të ndeshet në finalen e madhe me fituesin e çiftit Sllovaki-Kosovë. Përsa i përket takimit të luajtur në Stamboll, pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Sfida u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, ku pas një topi të mrekulleshëm të Arda Guler, ishte mbrojtësi Ferdi Kadioglu, i cili bëri më së miri në këtë rast rolin e sulmuesit dhe dërgoi topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Turqia fiton 1-0 dhe tani mendon për finalen e fundit. SHIKOGOLIN