Turqi apo Amerikë, ylli i Real Madrid po tundohet nga ofertat
18 Janar 2026 11:50 Telesport Kontrata e David Alaba me Real Madridin po shkon drejt fundit, duke skaduar në verë, dhe qendërmbrojtësi austriak po shqyrton seriozisht opsionet për të ardhmen e tij. Pas një periudhe të rëndësishme në “Santiago Bernabéu”, emri i Alabës ka hyrë fuqishëm në qarkullimin e merkatos, teksa disa klube janë pozicionuar për të përfituar nga situata e tij kontraktuale. Sipas medias turke Fanatik, Besiktas e ka vënë Alabën në krye të listës së përforcimeve dhe ka nisur tashmë negociatat me përfaqësuesit e lojtarit. Kontakti zyrtar me Real Madridin pritet së shpejti, ndërsa klubi nga Stambolli raportohet se është i gatshëm të paguajë një tarifë simbolike transferimi. Megjithatë, konkurrenca mbetet e fortë, pasi përveç Fiorentinës, interes konkret kanë shfaqur edhe disa klube...
Burimi:
telesport.al