Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Turpi me ish-gjyqtarin e Premier Ligë/ Gjykata jep dënimin burg me kusht
Dejvid Kut është dënuar nga gjykata me burg me kusht. Ish-gjyqtari i Premier Ligë pranoi se kishte një video të pakëndshme me një djalë 15-vjeçar. Gjykata vendosi për 9 muaj burg, që për 2 vite do të qëndrojë në pezullim. Kjo do të thotë se Kut nuk do të shkojë në burg, nëse nuk kryen vepër tjetër penale. Çështja ishte e re për Kut, i cili fillimisht po investigohej për videon ku ofendonte Jyrgen Klop. Më pas u zbuluan edhe problemet e tjera me të.