Turneu “Muhamed Malo Ranking Series” ngre siparin në Tiranë, pjesëmarrës 900 mundës nga e gjithë bota

Turneu “Muhamed Malo Ranking Series” ngre siparin në Tiranë, pjesëmarrës 900 mundës nga e gjithë bota

Më datat 25 shkurt-1 mars, do të zhvillohet në Tiranë turneu ndërkombëtar i mundjes “Muhamed Malo Ranking Series”. Ky është një nga turnetë më të rëndësishëm ndërkombëtarë të këtij sporti, që tashmë është kthyer në një traditë për Federatën Shqiptare të Mundjes. Ai i dedikohet një prej personaliteteve të këtij sporti, Muhamet Malo. I ndarë nga jeta në vitin 2017, ai ka qenë një ikonë e sportit të mundjes, ish-sportist dhe president i kësaj Federate. Prej vitesh organizohet një turne në nderim të tij, që tashmë njihet edhe nga ndërkombëtarët. Sipas FSHM-së, në stilin e lirë për meshkuj do të garohet në peshat 57kg, 61kg, 65kg, 70kg, 74kg dhe 86kg. Ndërsa në stilin greko-romak do të garohet në peshat 55kg, 60kg, 72kg, 82kg, 97kg dhe...