Turneu i Parisit në xhudo shans për Kosovën të konfirmohet si më e mira e Europës

Turneu i Parisit në xhudo shans për Kosovën të konfirmohet si më e mira e Europës

Adriatik BALLA Në fundjavë do të mbahet “Grand Slami i Parisit”, që llogaritet gara më e famshme e xhudos. Më të famshmen këtë garë e bënë numri shumë i madh i shikuesve, zakonisht mbi 15 mijë në blloqet finale, arena madhështore “Bercy” dhe pjesëmarrja e xhudistëve më të mirë në botë. Për më tepër, struktura e shikuesve dallon shumë nga garat e tjera. Për shkak të popullaritetit të madh të xhudos në Francë, shumë prej shikuesve janë njohës të mirë të xhudos, teknikave dhe rregullave të saj. Dhe kjo e bën atmosferën madhështore. Gara mbahet përgjatë dy ditëve, të shtunën e të dielën, ndërsa aktualisht janë të evidentuar 518 pjesëmarrës nga 81 shtete të ndryshme. Kosova përfaqësohet me pesë xhudiste dhe një xhudist. Erza Muminoviq...