Trossard: Arsenal do të jetë gati për përballjen me Manchester City në finalen e Carabao Cup
20 Mars 2026 10:25 Telesport Leandro Trossard beson se fitorja e Arsenal në Champions League ndaj Bayer Leverkusen i ka përgatitur ata në mënyrë perfekte për përballjen e së dielës, në finalen e Carabao Cup ndaj Manchester City. Ndërsa City u eliminua nga Europa kundër Real Madrid, “topçinjtë” u kualifikuan lehtësisht në çerekfinale me një fitore 2-0 ndaj Bayer Leverkusen, për një sukses të përgjithshëm 3-1. Të gjithë sytë tani janë kthyer nga “Wembley”, ku Arsenal, liderët e Premier League dhe ende në kërkim të një katërfishi të paparë trofesh, do të përballen me City për trofeun e parë të madh të sezonit. “Ne mezi po presim. Është një nga objektivat tanë dhe mendoj se të gjithë do të jenë gati për këtë,” tha Trossard...
Burimi:
telesport.al