Tronditje e madhe! Inter Miami përjeton një nga momentet më të errëta të historisë

Tronditje e madhe! Inter Miami përjeton një nga momentet më të errëta të historisë

19 Mars 2026 8:05 Alfred Lleshi Inter Miami përjetoi një nga momentet më të errëta në historinë e tij të shkurtër, pasi u eliminua në shtëpi në 1/8 e finales së “CONCACAF Champions Cup”, pas barazimit 1-1 me Nashville SC. Projekti faraonik i udhëhequr nga Lionel Messi, që synonte lavdinë kontinentale këtë sezon, nuk fitoi asnjë nga dy ndeshjet dhe barazimi 0-0 në Nashville e eliminoi për shkak të rregullit të golit në fushë kundërshtare. Nuk mjaftoi as goli i Messit në minutën e 7-të, i 900-ti në karrierën e tij. Bashkëkombësi i tij Cristian Espinoza barazoi, duke i lënë vetëm 15 minuta kohë Inter Miamit për reagim. Forma e “Las Garzas” këtë sezon është shumë larg asaj të “play off”-eve të MLS, kur fituan...