Tronditet Reali, 6 javë larg fushave. Courtois humb derbin madrilen dhe çerekfinalet e Champions-it
19 Mars 2026 13:39 Alfred Lleshi Thibaut Courtois do të mungojë rreth një muaj e gjysmë. Analizat mjekësore zbuluan një dëmtim muskulor në “rectus femoris” të kofshës së djathtë. Goditje e rëndësishme për Real Madridin, që do të luajë disa ndeshje pa portierin titullar në një moment kyç të sezonit, me derbin ndaj Atlético Madridit dhe çerekfinalet e Champions-it kundër Bayern Munich. Courtois ishte titullar ndaj Manchester City dhe luajti 45 minuta pa shfaqur probleme, por në pushim u zëvendësua nga Andriy Lunin, pas shqetësimeve muskulore. Ukrainasi dëshmoi nivel të lartë dhe ndali disa goditje të rrezikshme. Fillimisht u fol për mbingarkesë, por analizat konfirmuan një dëmtim më serioz. Courtois pritet të humbasë të paktën 7 ndeshje (5 në kampionat dhe çerekfinalet e Champions-it). Sipas...
Burimi:
telesport.al