Trishtim për gazetarinë sportive shqiptare, ndahet nga jeta Ismet Bellova

Trishtim për gazetarinë sportive shqiptare, ndahet nga jeta Ismet Bellova

21 Dhjetor 2025 9:34 Telesport Gazetaria sportive shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të shquara. Mbrëmjen e së shtunës, më 20 dhjetor, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, një nga zërat më të njohur dhe më të dashur të komentimit të ndeshjeve të futbollit në Shqipëri. Ismet Bellova ishte gazetar dhe komentator sportiv, zëri i të cilit u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare për dekada me radhë.