Tri dëshirat e Max Allegri-t për sezonin e ri: nga mbrojtja në sulm. Ja emrat

Tri dëshirat e Max Allegri-t për sezonin e ri: nga mbrojtja në sulm. Ja emrat

12 Mars 2026 19:50 Telesport Duke qenë se Milan do të marrë pjesë në Champions sezonin e ri, përveç synimit për titullin në Serie A, lind nevoja që kuqezinjtë të bëjnë disa përforcime të nevojshme. “CalcioMercato” zbulon se Max Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ndërhyrjen në tre reparte: mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Përsa i përket mbrojtjes, ky repart ka shfaqur jo pak probleme këtë sezon, ndaj ka nevojë për një riformatim të themi. Përforcimi i parë që pret Allegri është për qendrën e mbrojtjes. Një nga emrat e përmendur është Mario Gila i Lazios. Përsa i përket mesfushës, dëshira e madhe e Allegri-t është Leon Goretzka, të cilin kuqezinjtë do të kenë mundësi ta transferojnë falas. Gjermani do të krijonte një mesfushë bindëse...