Tre titullarët e Barcelonës i “luten” Bastoni-t të transferohet te katalanasit në verë

Tre titullarët e Barcelonës i “luten” Bastoni-t të transferohet te katalanasit në verë

16 Mars 2026 19:00 Telesport Jo vetëm Julian Alvarez, një tjetër objektiv i madh i Barcelonës për verën e ardhshme është edhe transferimi i mundshëm i Alessandro Bastoni-t. Mbrojtësi i Interit do të jetë një nga protagonistët e mëdhenj të merkatos verore, pasi interesimi për të nga klubet e tjera sa po vjen e po rritet, por për momentin Barcelona duket si destinacioni më i mundshëm. Mediet spanjolle zbulojnë se janë 3 lojtarë të Barcelonës, si Lamine Yamal, Alejandro Balde dhe Gavi që po mundohen të bindin Bastoni-n t’u bashkohet në verë atyre. Duke qenë se tre lojtarët kanë marrëdhënie të ngushtë shoqërore me italianin, mund të jenë një arsye më shumë që Bastoni të zgjedhë pikërisht Barcelonën. Përveç Barcelonës, në garë për transferimin e...