Tre shqiptarët nuk ia dalin dot ta ndalin, Bayern rikthehet te fitorja dhe ruan diferencën ndaj vendit të dytë (video)
Pas humbjes ndaj Augsburg dhe barazimit ndaj Hamburger SV, Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesligë, duke mposhtur 5-1 Hoffenheim, në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 21-të. Bavarezët gjetën avantazhin në minutën e 20-të, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Harry Kane. Ishte Kevin Akpoguma, qendërmbrojtësi i Hoffenheim, që bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj lojtarit të fundit, Luis Diaz dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq. I zakonshmi Kane tregohet i saktë nga 11-metrat. SHIKOPENALLTINE Barazimi i përkohshëm miqve do të vinte në minutën e 35-të, ku pas një gafe fatale të Manuel Neuer dhe asistit të Fisnik Asllani, ishte Andrej Kramaric që dërgoi topin në rrjetë. Përveç Asllanit, në fushë për Hoffenheim janë edhe...
Burimi:
telesport.al