Tre sfida “finale”, hap Tirana, Vllaznia- Partizani në dimension…kreu

Tre sfida “finale”, hap Tirana, Vllaznia- Partizani në dimension…kreu

“Abissnet Superiore” rikthehet sot me ndeshjet e javës së 21-të. Do të zhvillohen tre takime ndërsa dy të tjerat janë në program nesër në Vorë dhe në Elbasan. Padyshim që kryesfida e ditës luhet në ‘Loro Boriçi’ me Vllazninë e Partizanin në duelin e orës 16:30. Shkodanët pasi fituan një javë më parë me Dinamon në “Air Albania” e shohin rivalin e sotëm si mundësi ideale për të shkuar te fitorja e 4-ët radhazi e për të ruajtur apo dhe parakaluar Egnatian që luan në orën 13:30 në Ballsh. Të kuqtë mbrëmë prezantuan sulmuesin belg Sekui Sidibe dhe vijnë me moral të lartë pas fitores me Teutën. Ndërkohë më herët në “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me Flamurtarin, në një ndeshje ku bardheblutë e...