Tre gola të shpejtë në “Camp Nou”. Katalanasit reagojnë direkt, 62 milionë euroshi shënon për “Qymyrxhinjtë” (video)
18 Mars 2026 19:06 Telesport Kanë mjaftuar vetëm 6 minuta që Barcelona të gjejë avantazhin ndaj Newcastle, në sfidën e kthimit që po luhet në “Camp Nou”, për të përcaktuar çerekfinalistin e radhës në Champions League. Pas një aksioni që nis nga këmbët e Lamine Yamal dhe asistit të Fermin Lopez, ishte braziliani Raphinha që dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e “Qymyrxhinjve”, të cilët barazuan shifrat në minutën e 15-të me anë të Antony Elanga, pas asistit të Lewis Hall. Kujtojmë që Elnaga u transferua verën e kaluar nga Nottingham Forest për 62 milionë euro. Në minutën e 18-të, Raphinha kroson nga goditja e dënimit brenda në zonë, Gerard Martin asiston me kokë, Marc Bernal dërgon topin në rrjetë...
Burimi:
telesport.al