Tre gola të shënuar në “San Siro”, çfarë kryevepre nga Hakan Calhanoglu (video)

Tre gola të shënuar në “San Siro”, çfarë kryevepre nga Hakan Calhanoglu (video)

5 Prill 2026 21:34 Telesport Pjesa e parë mes Interit dhe Romës është mbyllur 2-1 në avantazhin e zikaltërve, në sfidën që po luhet në “San Siro” dhe është e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Zikaltrit kanë gjetur avantazhin që në minutën e parë. Pas një topi të gjatë të Manuel Akanji dhe asistit të Marcus Thuram, ishte kapiteni Lautaro Martinez, ai i cili dërgoi topin në rrjetë. Kujtojmë se argjentinasi mungonte që nga 18 shkurti dhe rikthehet pas më shumë se një muaji, direkt me gol. Në minutën e 40-të, Roma do të barazonte shifrat. Pas një pasimi të Matias Soule për Devyne Rensch, holandezi kroson në zonë dhe aty Gianluca Mancini zë në befasi mbrojtjen e zikaltërve dhe dërgon me...