Tre gola të shënuar në pjesën e parë, Barcelona e mbyll në avantazh ndaj Elche. Shqetëson mbrojtja (video)

Tre gola të shënuar në pjesën e parë, Barcelona e mbyll në avantazh ndaj Elche. Shqetëson mbrojtja (video)

31 Janar 2026 21:51 Telesport Barcelona e ka mbyllur në avantazh 1-2 pjesën e parë në transfertën ndaj Elche, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të në La Liga. Katalanasit gjetën avantazhin që në minutën e 6-të me Lamine Yamal, i cili shënoi pas një asisti fantastik që mori nga Dani Olmo, që nga mesi i fushës. Ky është goli i 9-të për Yamal në La Liga këtë sezon në 17 ndeshje, pa harruar këtu edhe 9 asistet deri tani. Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 29-të, ku Alvaro Rodriguez do të zinte në befasi mbrojtjen e katalanasve dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën. Në minutën e 40-të, pas një kundëruslmi dhe aksioni model të Barcelonës...