Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Tre emra “big” i vetëofrohen për merkaton e janarit, Real Madrid i refuzon
28 Dhjetor 2025 14:11 Telesport Mesa duket Real Madrid nuk do të bëjë asnjë transferim gjatë merkatos së janarit. Mediet spanjolle bëjnë me dije se tre emra të njohur i janë vetëofruar klubit madrilen për t’u transferuar gjatë merkatos dimërore, por janë refuzuar. Bëhet fjalë për dy qendërmbrojtësit francez: Ibrahima Konate i Liverpool-it dhe Dayot Upamecano i Bayern Munich, si dhe mesfushori difensiv portugez i Al-Hilal, Ruben Neves. Arsyeja pse janë refuzuar këta tre lojtarë, nuk ka të bëjë me aftësitë e tyre në fushë apo shkaqe të tjera, por thjesht Real Madrid është i vendosur në strategjinë e tij: asnjë përforcim në merkaton e janarit, për t’u fokusuar për merkaton e verës, aty ku mund të transferosh futbollistë të lirë, pa paguar asnjë kosto...