Transferimi dështoi te Barcelona, Deco: Ju shpjegoj arsyet

Transferimi dështoi te Barcelona, Deco: Ju shpjegoj arsyet

30 Janar 2026 17:08 Telesport Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur hapur për arsyet pse transferimi i Vitor Roque te klubi katalanas nuk arriti pritshmëritë. Sipas tij, problemi nuk lidhet me mungesën e cilësisë së sulmuesit brazilian, por me rrethanat në të cilat u realizua afrimi i tij në “Camp Nou”. Deco theksoi se ideja fillestare e klubit ishte të siguronte një pasardhës afatgjatë për Robert Lewandowskin dhe se Vitor Roque përfaqësonte profilin ideal për këtë rol. Megjithatë, situata e detyroi Barcelonën ta transferonte lojtarin në merkato dimërore, shumë më herët nga sa ishte planifikuar, duke prishur planin e përshtatjes graduale. Sipas drejtuesit katalanas, ardhja e hershme dhe presioni i madh që vjen me veshjen e fanellës së Barcelonës e vështirësuan integrimin e Roque....