Trajneri Sylvinho publikon listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Polonisë

Trajneri Sylvinho publikon listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Polonisë

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të çojnë në Botërorin 2026, me testin e parë përballë Polonisë më 26 mars në Varshavë. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka publikuar listën me 26 lojtarët e grumbulluar, ku spikasin rikthime, mungesa dhe emra të rinj. Në portë, braziliani ka zgjedhur Thomas Strakoshën, Elhan Kastratin dhe gardianin e Egnatias, Mario Dajsinanin. Mbrojtja përbëhet nga eksperienca e lojtarë si Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Adrian Ismajli, Klisman Cake, Mario Mitaj dhe Naser Aliji, ndërsa dy emrat e rinj në listë janë Bujar Pllana dhe Stavro Pilo. Në mesfushë, trajneri ka përzgjedhur Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Adrion Pajaziti, Nazmi Gripshi, Jasir Asani, Arbër Hoxha dhe rikthimin e shumëpritur të Anis Mehmetit, i...