Trajneri përdorte ChatGPT për taktikat dhe vendimet, klubi e shkarkon
25 Janar 2026 10:17 Telesport Ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Sochit, Andrei Orlov, ka akuzuar trajnerin Robert Moreno se është i paaftë. Sipas tij, Moreno përdorte ChatGPT në punën e tij dhe në çdo vendim për stërvitjen dhe blerjen e lojtarëve. Moreno drejtoi ekipin rus nga dhjetori i vitit 2023 deri në shtator 2025. Ai u shkarkua për rezultate të dobëta. Orlov e ka cilësuar Morenon si një trajner që nuk pranonte mendimet e të tjerëve. “Ai vendoste për blerjen e lojtarëve duke futur të dhënat në ChatGPT”.
Burimi:
telesport.al