Trajneri i Spartës, Fris, flet për Krasniqin, lojtari tani shkëlqen me Legian e Varshavës

Trajneri i Spartës, Fris, flet për Krasniqin, lojtari tani shkëlqen me Legian e Varshavës

Në kampionatin çek kanë luajtur vitet e fundit disa lojtarë shqiptarë dhe performanca e tyre ka qenë e pëlqyeshme, përderisa vetë klubet çeke nxitojnë t’i afrojnë me bujë shqiptarët në gjirin e tyre. Atje luajti ca kohë edhe mesfushori kuqezi Qazim Laçi, që tani ndodhet në kampionatin turk. Ndërkohë, ish-trajneri i Sparta Pragës, Lars Fris, ka folur për sulmuesin e Kosovës, Ermal Krasniqi. Fris ishte trajner i Spartës kur Krasniqi luajti për ekipin çek, në edicionin e kaluar. Por Krasniqi nuk kishte shumë hapësirë te Sparta dhe vendosi të ndryshojë skuadër verën e kaluar. 27-vjeçari u huazua te Legia e Varshavës nga Sparta deri në përfundimin e edicionit 2025/26. 49-vjeçari Fris të hënën në një intervistë për “Onet.pl” tregoi arsyet që çuan në vendimin e...