Trajneri i maskuar si prift sulmon lojtarët kundërshtarë, skandal në futbollin italian
Një ngjarje e jashtëzakonshme ka tronditur futbollin lokal italian në Lombardi. Matteo Ciceri, trajneri i Union Mulazzano në Kategorinë e Tretë, u fut në fushë i veshur si prift për të shmangur pezullimin që i ishte dhënë për një ndeshje të mëparshme. Veprimi i tij shkoi edhe më tej, Ciceri sulmoi fizikisht një lojtar kundërshtar dhe festoi golin e barazimit duke sharë e provokuar ekipin rival. Ngjarja ndodhi gjatë një përballjeje të rëndësishme kundër ASD Galgagnano dhe sipas raportimeve të mediave italiane, trajneri kishte dhënë udhëzime taktike më parë nga pankina, por frustrimi nga pezullimi e shtyu drejt këtij akti të paprecedentë. Pamjet e ndeshjes, të kapura nga arbitrat dhe kamerat, dokumentuan çdo moment të incidentit. Pas një hetimi të hollësishëm, autoritetet sportive vendosën pezullimin...
Burimi:
telesport.al