Trajneri Grima publikon listën për dy ndeshjet e para të Shqipërisë për femra, për kualifikueset e Kupës së Botës “Brazil 2027”
22 Shkurt 2026 15:35 Telesport Kombëtarja shqiptare për vajza është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës “Brazil 2027”. Shqipëria ndodhet në grupin B4 të Ligës B së bashku me Çekinë, Uellsin dhe Malin e Zi. Trajneri i skuadrës, Armir Grima ka ftuar 24 futbolliste për dy ndeshjet e para të muajit mars kundër Malit të Zi dhe Çekisë. Në këtë grumbullim të skuadrës rikthehen pas disa kohësh tre futbollistet Gresa Berisha, Marinela Mema dhe Endrina Elezaj. Po ashtu, edhe dy lojtaret e ekipeve kombëtare të moshave, Xhesika Ndoj dhe Adela Valeria Qose janë ftuar nga trajneri Grima për këto ndeshje të rëndësishme. Grumbullimi zyrtar i skuadrës nis të martën, më 24 shkurt në qytetin e Shkodrës. Kombëtarja do të luajë...
Burimi:
telesport.al