Trajneri Arbeloa: Kur Vinicius është në formë, Reali i Madridit është i pandalshëm

Trajneri Arbeloa: Kur Vinicius është në formë, Reali i Madridit është i pandalshëm

Adriatik BALLA Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, e ka marrë fitoren 6-1 ndaj AS Monakos si dëshmi se skuadra e tij ka nevojë për mbështetjen e tifozëve në “Santiago Bernabeu”, pas një debutimi bindës për të në Ligën e Kampionëve. “Los Blancos” u ngjitën në kuotën e 15 pikëve me pesë fitore nga shtatë ndeshje dhe u shfaqën në formë shumë të mirë, pas fishkëllimave që kishin marrë nga tifozët të shtunën ndaj Levantes. Ylli i mbrëmjes ishte pa dyshim Vinicius Junior, i cili e mbylli ndeshjen me tre asistime dhe një gol. Arbeloa e quajti këtë një “natë perfekte” për të. U ngritën disa pikëpyetje kur Vinicius nuk festoi me tifozët, por vrapoi për të përqafuar Arbeloan pas golit të shënuar. “Ajo që...