Trajneri Amorim e lë në stol, drejtuesit e United vendosin të mbajnë në “Old Trafford” talentin anglez
18 Dhjetor 2025 10:06 Telesport Manchester United synon të refuzojë çdo ofertë që do të vijë për të blerë Kobbie Mainoo në janar. Drejtuesit e klubit anglez mendojnë se ai mund të ketë një të ardhme të ndritur në “Old Trafford”. Një vendim ky që bie ndeshesh me deklaratat e trajnerit Ruben Amorim, që ka thënë se është i hapur për huazimin e 20-vjeçarit, pasi nuk e ka përfshirë në formacionin titullar të Premier League gjatë gjithë sezonit. Së fundi, vëllai i Mainoo, Jordan Mainoo-Hames, veshi një bluzë ‘Free Kobbie Mainoo’ në “Old Trafford” gjatë barazimit 4-4 me Bournemouth. Një sinjal se situate nuk është aspak e qetë përreth talentit anglez. Por, klubi mendon se potenciali i Mainoo, për shkak se është ende shumë i...