Tragjedia me tifozët e PAOK, Tsimikas i përlotur: Dhimbje e madhe, jam i trishtuar
Mbrojtësi grek i Romës, Konstantinos Tsimikas doli në konferencë para ndeshjes së Europa League ndaj Panathinaikos. Tsimikas u përlot kur foli për aksidentin e një dite më parë, i cili i mori jetën 7 tifozëve të PAOK. “Nuk kam fjalë për atë që ndodhi. Është shumë e trishtueshme për të gjithë grekët. Dua të shpresoj që Zoti t’u japë familjeve të viktimave forcën që u nevojitet dhe që të plagosurit të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur”. “Kjo tragjedi prek të gjithë Greqinë, më prek edhe mua, edhe pse nuk jetoj në Greqi tani. E pashë të gjithën drejtpërdrejt dhe nuk di çfarë të them. Jam shumë i trishtuar, jam pa fjalë. Shpresoj që familjet e viktimave të gjejnë forcën që u nevojitet...
Burimi:
sot.com.al