Tragjedi në Peru, humbje jete dhe shumë të plagosur në “Alejandro Villanueva”

Tragjedi në Peru, humbje jete dhe shumë të plagosur në “Alejandro Villanueva”

Të paktën një person vdiq (së fundi mediat shkruajnë për dy, red) dhe 60 të tjerë u plagosën në stadiumin Alejandro Villanueva, shtëpia e ekipit peruan Alianza Lima, gjatë një tubimi tifozësh që rezultoi në një rrëmujë fatale. Numri i të vdekurve u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë i Perusë, Juan Carlos Velasco. Raportet fillestare treguan se një mur në tribunën jugore të stadiumit, i njohur si Matute, ishte shembur. Ky raport u mohua më vonë nga zjarrfikësit, të cilët deklaruan se struktura e stadiumit është në gjendje të mirë dhe se asnjë mur nuk është shembur. Sipas Ministrit Velasco, tifozët e ekipit të Limës “shtynë njëri-tjetrin” gjatë tubimit, duke rezultuar në “një rezultat fatal”. Tifozët kishin organizuar një “banderazo”, një tubim festiv dhe masiv...