Totti si “Maldini”, kështu ish-kapiteni mund të rikthehet te Roma në vitin e 100-vjetorit

Totti si “Maldini”, kështu ish-kapiteni mund të rikthehet te Roma në vitin e 100-vjetorit

6 Shkurt 2026 13:07 Alfred Lleshi Në fushë kishin role krejtësisht të ndryshme, por përfaqësonin një popull të tërë. Paolo Maldini dhe Francesco Totti ishin ndër flamujt e fundit të futbollit italian. Edhe pas “varjes së këpucëve në gozhdë”, fati i bashkoi. Përvojat e tyre si drejtues te klubet ku ishin kapitenë për më shumë se 20 vite nuk përfunduan mirë. Tani, Totti mund të ketë një “jetë të tretë” verdhekuqe. “Friedkin” duan ta rikthejnë në klub dhe, nga sa mësohet, Francesco nuk ia ka mbyllur derën Romës. Ndryshe nga hera e parë, ai dëshiron të jetë qendror në vendimet teknike dhe në fushë, jo thjesht figurë imazhi. Një rol i ngjashëm me atë të Maldinit te Milani i titullit, krah drejtorit sportiv Ricky Massara....