Totti rikthehet te Roma? Artisti i muralit: Kur dëgjon emrin e tij ndihesh më i sigurt
9 Shkurt 2026 13:06 Alfred Lleshi Në lagjen San Giovanni të Romës, në “via Gallia”, në fillim të vitit u shfaq murali “Eterno”, vepra e fundit e artistit të njohur të rrugës Drugi, i lidhur prej kohësh me ngjyrat verdhekuqe. Në qendër është Francesco Totti. Fëmijë dhe burrë bashkë, në një kalim simbolik që rrëfen premtimin e mbajtur dhe ndoshta paralajmëron rikthimin legjendar në role të reja. “Ideja lindi një mbrëmje në dhomën time, duke parë një intervistë të tij, – tha Drugi. – Për Romën, Totti përfaqëson gjithçka. Doja ta tregoja në mënyrë romantike…, Totti i vogël i vendos shiritin Tottit të madh dhe ai duket sikur i thotë: Do të bëhesh legjendë”. Pas realizimit, reagimet ishin të shumta: “Mesazhi i Francescos nuk erdhi,...
Burimi:
telesport.al