Totti drejt rikthimit te Roma, e konfirmon Ranieri: Familja ‘Friedkin’ po e mendon…

Totti drejt rikthimit te Roma, e konfirmon Ranieri: Familja ‘Friedkin’ po e mendon…

5 Shkurt 2026 13:10 Alfred Lleshi Francesco Totti është gati të rikthehet te Roma, një lajm shumë i rëndësishëm për ambientin verdhekuq, i konfirmuar nga Claudio Ranieri, “senior advisor” i klubit dhe këshilltar personal i familjes “Friedkin”. “Po e mendojnë, – deklaroi Ranieri për “Sky Sport”, duke shtuar: – Shpresoj që Francesco të jetë vërtet i dobishëm për Romën, sepse ai është pjesë e Romës”. Një deklaratë që ka bërë bujë dhe tregon se bisedimet me “Pupone” janë konkrete. Sipas televizionit satelitor, Dan dhe Ryan Friedkin kanë rifilluar kontaktet me ish-kapitenin prej disa kohësh dhe dialogu po ecën mbi baza konstruktive. Aktualisht po shqyrtohet roli që Totti mund të ketë brenda strukturave të klubit. Kujtohet se ish-numri 10 u rikthye së fundmi në “Olimpico” më...