Totti dhe Ilary, divorci është zyrtar, nuk janë më bashkëshortë. Blasi, gati për martesë në distancë me Bastian

Totti dhe Ilary, divorci është zyrtar, nuk janë më bashkëshortë. Blasi, gati për martesë në distancë me Bastian

Francesco Totti dhe Ilary Blasi janë zyrtarisht të divorcuar. Që nga 6 korriku, sipas “La Repubblica”, ish-kapiteni i Romës dhe moderatorja nuk janë më burrë e grua. Vendimi i Gjykatës Civile të Romës, depozituar më 4 qershor dhe bërë përfundimtar javët e fundit, i jep fund një beteje ligjore të nisur pas njoftimit për ndarje më 11 korrik 2022. Procesi zgjati pothuajse 4 vite, me seanca gjyqësore, tentativa pajtimi dhe debate të shumta publike, nga çështja e orëve Rolex deri te pagesat e mirëmbajtjes. Ndërkohë, në jetën private të dy kishin ndjekur rrugë të ndryshme: Totti ka nisur një lidhje me Noemi Bocchi, ndërsa Ilary është e lidhur me biznesmenin gjerman Bastian Muller. Martesa e tyre, e zhvilluar më 19 qershor 2005, ishte një nga...