Toti gati të kthehet te Roma, legjenda pritet të marrë një rol drejtuesi në klub

Toti gati të kthehet te Roma, legjenda pritet të marrë një rol drejtuesi në klub

Adriatik BALLA Roma ishte një skuadër e bukur për tu parë në fushë në ditët kur në këtë skuadër kishte lojtarë si Kasano, Montela, De Rosi e natyrisht edhe Toti. Sot këta emra nuk janë dhe natyrshëm Roma nuk mund të garojë për titullin. Por shpresa për një rikthim të legjendave, këtë herë në funksione drejtuese e teknike, duket se do të ngjallë klubin dhe do ta bëjë atë më të ndjekur e më të aftë në veprim. Kështu, referuar mediave sportive italiane, Françesko Toti mund të rikthehet sërish te AS Roma. Ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve, i cili ia kushtoi të gjithë karrierën klubit verdhekuq, është sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratave të fundit nga Klaudio Ranieri. Toti u tërhoq nga futbolli aktiv në...