“Topi nuk donte të hynte në rrjetë”, te Milan zbulojnë arsyen pse humbën ndaj Parmës
22 Shkurt 2026 21:11 Telesport Milan u mund 0-1 nga Parma sot në sfidën e luajtur në “San Siro”, duke i dhënë fund garës për titullin kampion me Interin. Duke qenë se Max Allegri ishte i pezulluar për sot, në përfundim të ndeshjes foli zv.trajneri i Milanit, Marco Landucci, i cili theksoi se sot u ndëshkuan nga dëmtimet si dhe nga fakti që topi nuk donte të hynte në rrjetë. “Nuk jemi të lumtur, padyshim. Parma luajti shumë mirë dhe topi thjesht nuk donte të hynte në rrjetë sonte. Ne donim tre pikët, kështu që sigurisht që ndihemi të zhgënjyer, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Mendoj se Serie A është liga më e vështirë në botë, sepse është shumë e ekuilibruar...
Burimi:
telesport.al