“Topi i Artë” drejt largimit, PSG identifikon lojtarin e duhur për sulmin. Oferta e parë është 120 milionë euro

“Topi i Artë” drejt largimit, PSG identifikon lojtarin e duhur për sulmin. Oferta e parë është 120 milionë euro

17 Mars 2026 19:01 Telesport Një nga lëvizjet e bujshme të merkatos së verës pritet të jetë edhe largimi i Ousmane Dembele nga PSG. Fituesi i “Topit të Artë” të vitit të kaluar nuk ka arritur dot deri tani të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës, sipas kushteve të tij, ndaj mundësia për t’u larguar nga kryeqytetasit në verë është shumë e madhe. “L’Equipe” por edhe burime të tjera mediatike nga Franca. bëjnë me dije se PSG ka piketuar lojtarin ideal për të zëvendësuar Ousmane Dembele, në rast largimi. Zgjedhja e parizienëve është Michael Olise, i cili është në kulmin e karrierës dhe po shkëlqen te Bayern Munich. Sipas këtyre raportimeve, oferta e parë e PSG-së do të nisë...