Tonali i kërkuar nga klubet më të mëdha evropiane, pse Newcastle mund të favorizojë Juventusin
Mes emrave që lidhen shpesh me Juventusin në merkato, pa dyshim që bie në sy Sandro Tonali. Operacioni për transferimin e tij pritet të tentohen në qershor, duke marrë parasysh koston e lartë të mesfushorit italian. Për Tonalin janë të interesuara edhe klube të tjera europiane, veçanërisht Arsenal dhe Manchester United, por sipas ‘La Repubblica’, Juventus mund të ketë një avantazh. Newcastle, në vend që ta shesë Tonalin tek rivalët anglezë, do të preferonte t’ua shiste italianëve, edhe pse për një shumë pak më të ulët. Vlera e fillimit është 70-80 milionë euro, por duke marrë parasysh këtë favorizim, Juventus mund të përpiqet të mos shpenzojë më shumë se 60 milionë euro, me mundësinë e shtimit të disa bonuseve në kontratë. Ky transferim pritet të...
Burimi:
ntv.al