Tonali do të largohet nga Newcastle dhe PL. Zbulohet dëshira e madhe e italianit
2 Prill 2026 19:06 Telesport Sandro Tonali do të jetë një nga protagonistët më kryesor të merkatos së ardhshme. Mesfushori italian do të largohet nga Newcastle, ndërkohë që interesimi për të është shumë i madh si brenda ashtu edhe jashtë Premier League. Për 25-vjeçarin ka interes konkret nga Arsenal, Chelsea, Man. City, Man. United, Bayern, PSG, Juventus etj, por dëshira e italianit mesa duket është të transferohet te Real Madrid. Sipas “TEAMtalk”, përfaqësuesit e italianit kanë nisur kontaktet e para me drejtuesit e Real Madridit. Tashmë dihet që klubi madrilen po kërkon një mesfushor elitar për sezonin e ardhshëm dhe padyshim që Sandro Tonali mund të konsiderohet si një alternativë shumë e mirë. Duke ditur që është nën kontratë me Newcastle deri në vitin 2028,...
Burimi:
telesport.al