Tjetër risi nga FSHF, “Analizë Superiore” duke e nisur nga kjo e mërkurë dhe javët në vazhdim
FSHF TV sjell një tjetër risi në programacionin e saj, duke i dedikuar elitës së futbollit shqiptar një emision të ri. Duke nisur nga kjo e mërkurë në orën 18:00, në ekranin e FSHF TV do të startojë “Analizë Superiore”, një format i ri i fokusuar tërësisht te kampionati “Abissnet Superiore”. “Analizë Superiore” do të transmetohet çdo javë dhe do të ofrojë një këndvështrim ndryshe mbi ndeshjet e elitës së futbollit shqiptar, duke u mbështetur në statistika, analiza të detajuara dhe interpretim profesional të momenteve kyçe të takimeve. Emisioni do të drejtohet nga Jurgen Zela, ndërsa Xhoen Tugu, video-analisti i Federatës së Futbollit, do të sjellë analizën e detajuar të ndeshjeve dhe elementeve taktike. Nëpërmjet këtij formati të ri, FSHF TV synon të evidentojë situatat...
Burimi:
telesport.al