Tjetër revolucion në futboll: cilat do jenë rregullat e reja?

Tjetër revolucion në futboll: cilat do jenë rregullat e reja?

IFAB, organi ndërkombëtar që përcakton ligjet e futbollit ka miratuar rregulla të reja për të përmirësuar rrjedhshmërinë e ndeshjeve, për të zvogëluar humbjen e kohës dhe për të parandaluar sjelljet josportive. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 1 korrik, por pritet të testohen që në Kupën e Botës në qershor. Së pari, janë zgjeruar kompetencat e VAR-it. Nga sezoni i ardhshëm, ky sistem do të jetë në gjendje të përmbysë një karton të kuq që vjen si pasojë e një kartoni të dytë të verdhë të gabuar, të korrigjojë rastet e identitetit të gabuar dhe të rishikojë goditjet nga këndi të akorduara qartësisht gabim. Në rastin e fundit, rishikimi do të lejohet vetëm nëse është “i menjëhershëm” dhe nuk vonon rifillimin e lojës. Nevoja për këto ndryshime u...