Tjetër dëmtim, tjetër operacion për Ter Stegen; Botërori kthehet në “mollë të ndaluar”

Tjetër dëmtim, tjetër operacion për Ter Stegen; Botërori kthehet në “mollë të ndaluar”

11 Shkurt 2026 8:12 Alfred Lleshi Nuk ka qetësi për Marc-André ter Stegen. Pas largimit nga Barcelona dhe transferimit te Girona, portieri gjerman ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë, që do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë. “Marc-André ter Stegen do të operohet të premten e ardhshme, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Real Oviedo. Kohëzgjatja e mungesës së tij do të përcaktohet pas ndërhyrjes”, – njoftoi klubi. Një goditje e rëndë për ish-kapitenin e blaugranave, me Botërorin që tani është seriozisht në rrezik për të.