Tjetër dëmtim te Milan, trajneri Allegri pa mbrojtësin titullar në ndeshjen e radhës

Tjetër dëmtim te Milan, trajneri Allegri pa mbrojtësin titullar në ndeshjen e radhës

19 Shkurt 2026 14:29 Telesport Nuk ka lajme të mira për Milan. Pas barazimit një ditë më parë në ndeshjen e prapambetur të Serie A kundër Comos, kuqezinjtë po merren edhe me gjendjen e Strahinja Pavlovic. Mbrojtësi u zëvendësua gjatë pjesës së parë, pasi u shkel në këmbë në ndeshjen kundër Como. Serbi, më pas u largua nga “San Siro” me një mbajtëse mbrojtëse në këmbën e majtë si masë paraprake. Testet që iu nënshtrua këtë mëngjes zbuluan një traumë të drejtpërdrejtë me ndikim të lartë në këmbën e tij të majtë, me një hematomë të madhe të indeve të buta dhe imbibicion edematoz-hemorragjik të kockës fibulare pa ndërprerje të korteksit. Me fjalë të tjera, Pavlovic pësoi një goditje shumë të fortë që preku edhe...