Tjetër arritje për arbitret shqiptare, do të vendosin drejtësi në sfidën Spanjë-Islandë
2 Mars 2026 17:00 Telesport Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta është përzgjedhur të drejtojë ndeshjen ndërkombëtare mes Spanjës dhe Islandës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit për vajza të vitit 2027. Ndeshja do të zhvillohet ditën e martë në stadiumin “Estadio Municipal Castalia”, në orën 19:00. Në këtë përballje, Rusta do të ketë në krah si asistente Mirjeta Sallën dhe Nicoleta Bria-n, ndërsa arbitre e katërt do të jetë Kejsi Tafili. Përzgjedhja e saj për një sfidë të këtij niveli konfirmon besimin që instancat ndërkombëtare të futbollit vijojnë t’i japin arbitrimit shqiptar.
Burimi:
telesport.al