Tjetër arritje. 21 arbitra & asistentë me stemë FIFA. Duka flet me superlativa

Tjetër arritje. 21 arbitra & asistentë me stemë FIFA. Duka flet me superlativa

U zhvillua ditën e sotme ceremonia e dorëzimit të stemave të FIFA-s për vitin 2026 për arbitrat djem dhe vajza të futbollit shqiptar. Ky ishte një aktivitet me rëndësi historike, pasi për herë të parë futbolli shqiptar përfaqësohet në arenën ndërkombëtare me 21 arbitra dhe asistentë, numri më i madh në historinë e arbitrimit shqiptar. Gjashtë arbitra janë certifikuar me stemën FIFA për vitin 2026: Enea Jorgji, Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti, Florjan Lata, Emanuela Rusta dhe Eglantina Pjetrushaj. Gjithashtu, me stemën FIFA në VAR është certifikuar Kreshnik Barjamaj. Asistentët me stemë FIFA janë Denis Rexha, Ridiger Cokaj, Ilir Tartaraj, Rejdi Avdo, Arbër Zalla, Erind Burgu, Marjus Qose, Edjena Kapxhiu, Koleta Prenga dhe Mirjeta Sella. Për herë të parë stemën e FIFA-s si asistentë e kanë...