Tirana “vidhet” nga Lata, Maksuti i jep një pikë Flamurtarit

Tirana “vidhet” nga Lata, Maksuti i jep një pikë Flamurtarit

Abissnet Superiore, java e 30: Flamurtari- Tirana 1-1 (Maksuti (p) 90+3’/Tabeku 3′) Ndeshja hapëse e javës së 30-të Abissnet Superiore u zhvillua këtë mbrëmje në Vlorë. Përballë dy skuadrat e fundit Flamurtari dhe Tirana. Sfida nisi me golin e Tabeku i cili i shpëtoi mbrojtjes vendase për të mposhtur portierin Aleksovski. Momenti i mirë i bardhebluve nis të zbehet pasi Flamurtari nis të shohë përpara. Në pjesën e dytë kjo situatë përshkallëzohet dhe më shumë derisa në fund një penallti shumë e dyshimtë e fituar nga Maksuti në duelin me Metën në zonë u kontrollua në VAR dhe më pas u realizua nga vetë shkodrani i kuqezinjëve. Post navigation