Tirana tregolësh ndaj Vorës dhe jep shpresë për mbijetesën, shkëlqen Redon Xhixha

Tirana tregolësh ndaj Vorës dhe jep shpresë për mbijetesën, shkëlqen Redon Xhixha

Adriatik BALLA Java e 29-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme më duelin e fundit të saj, atë mes Tiranës dhe Vorës, një ndeshje mes skuadrave rivale në fundin e tabelës që luftojnë për mbijetesë. Fitorja e Tiranës dhe barazimi me pikë me vorakët i jep shpresë Tiranës për të mbetur në elitë, kur duhen edhe 7 xhiro nga fundi i garës. Nga ana tjetër, një fitore me vlera siguroi edhe Bylisi të shtunën ndaj Flamurtarit, duke bërë që të ngjitet në vend të shtatë, në një pozicion më komod për momentin por jo larg zonës së ftohtë. Sa për kryesuesit, ata të gjithë barazuan këtë javë dhe ruajnë “statusquonë” e mëparshme. Fitorja e Tiranës i jep shpresë për mbijetesë Tirana ka marrë...