Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu pas një serie rezultatesh zhgënjyese që e rendisin skuadrën në zonën e ftohtë të klasifikimit. Tri humbjet radhazi në kampionat dhe Kupë kanë qenë fatale për teknikun nga Shkupi, i cili mori drejtimin e bardhebluve më 31 tetor të vitit të kaluar, duke i drejtuar kryeqytetasit në 18 ndeshje. Në këto sfida, 47-vjeçari ka fituar vetëm 4, duke barazuar në 6 dhe humbur plot 8 prej tyre. Edhe pse viti 2026 nisi me premisa pozitive, rënia e javëve të fundit detyroi drejtuesit të ndërhynin për të shpëtuar sezonin. Drejtimin e skuadrës pritet ta marrë Orges Shehi. Ky është një rikthim i rëndësishëm për kryeqytetasit, pasi Shehi ka lënë gjurmë te Tirana duke u shpallur kampion në sezonin...