Tirana pa frena, Halili lojtari i ri bardheblu

Tirana pa frena, Halili lojtari i ri bardheblu

Një qëndërmbrojtës për Tiranën e Ardian Nuhiut. Bëhët fjalë për lojtarin 22 vjeçar Diar Halili i cili figuronte kontigjent i Prishtinës në Kosovë. Ai vjen te bardheblutë duke marrë me vete eksperiencën me skuadra të shumëta deri te aktivizimi me moshat e Portos në Portugali. Ndonëse i ri në moshë, Halili ka luajtur dhe për Vjosa, 2 Korriku e Besa në kampionatin kosovar. Njoftimi i Tiranës: Sot, në ambientet e kompleksit “Skënder Halili”, u zhvillua prezantimi zyrtar i afrimit më të ri të skuadrës sonë, futbollistit nga Prishtina, Diar Halili. Lojtari bashkohet me bardheblutë në formë huazimi nga klubi i Prishtinës deri në përfundim të këtij edicioni futbollistik. Pas prezantimit nga drejtori sportiv, Omer Bunjaku, Diar Halilifirmosi kontratën dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e familjes...