Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Tirana në Elbasan, skuadra në emergjencë totale
Tirana e fundit në 17-javë (kështu do e mbyllë vitin kalendarik) në sfidën e fundit të vitit 2025. Do të luajë përballë AF Elbasanit në transfertë. Ndeshje superdelikate për bardheblutë të cilët e kanë zgjeruar hemoragjinë e kontigjentit duke larguar thuajse të gjithë futbollistët që zhgënjyen në gjysmën e sezonit 2025/2026. Të fundit të larguar; Abel Abah, Alfred Mensah, Mahamadu Dembele, Viktor Fernandez dhe greku Georges Valerianos. Flitet që palët kanë prishur marrëveshjet me mirëkuptim… Më herët, morën valixhet dhe Ian Soler, Tsone Patsatsia, Eliton Zhunior, Hajrulla Tola, Leon Kozi, Aldi Gjumsi e Ziad Olued. Praktikisht një skuadër e tërë. Te klubi kryeqytetas për pjesën e mbetur të sezonit, tani ka vetëm një alternativë; të marrë shumë elementë cilësorë për të tentuar shpëtimin e kategorisë....