Tirana mposht sërish Partizanin në derbi, bardheblutë sfidë me Flamurtarin për trofeun e Kupës së Shqipërisë

Tirana mposht sërish Partizanin në derbi, bardheblutë sfidë me Flamurtarin për trofeun e Kupës së Shqipërisë

21 Shkurt 2026 10:15 Telesport Flamurtari dhe Tirana janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës u zhvilluan dy sfidat gjysmëfinaliste, që nuk dhuruan shumë surpriza. Në derbin kryeqytetas, ekipi i Tiranës mundi 74-64 Partizanin. Të kuqtë e nisën më mirë ndeshjen, duke udhëhequr 25-16 në periodën e parë, por bardheblutë barazpeshojnë shifrat në cerekun e dytë (pjesa e parë përfundon 40-39). Në pjesën e dytë është Tirana që dominon në fushë, duke u shkëputur 57-50 dhe e ruan këtë epërsi deri në fund. Baughman me 28 pikë u dallua për Tiranën, ndërsa 19 pikët e Evans për Partizanin mbetën për statistikë. Në gjysmëfinalen tjetër, Flamurtari mposhti me lehtësi 90-42 Vllazninë. Ndeshje në...