Tirana largon Nuhiun dhe sjell Orges Shehin, Egnatia përgatitet fort për Partizanin
Adriatik BALLA Tirana i dha fund dje bashkëpunimit me trajnerin kosovar Ardian Nuhiu, duke mos e vazhduar më tej kontratën me të. Klubi e dha njoftimin e ndërprerjes së kontratës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk shpjegohen arsyet e një lëvizjeje që ndodh menjëherë pas humbjes me Teutën të dielën. Natyrisht, pozitat e Tiranës në renditje në vend të parafundit janë jo të mira, por këto pozita skuadra i kishte dhe më parë, ndaj humbja me Teutën shihet si një moment krisje mes klubit dhe trajnerit. Menjëherë pas largimit të Nuhiut, ndodhi zyrtarizimi i Orges Shehit si trajner i ri. Njoftimi i klubit për largimin e Nuhiut dhe ardhjen e Shehit “Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu...
Burimi:
sot.com.al