Tirana kualifikohet me “golden set”, sfidon Partizanin në finalen e Kupës së Shqipërisë
Partizani dhe Tirana janë dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Nëse për të kuqtë kualifikimi ishte disi më i lehtë, pasi kishin fituar edhe ndeshjen e parë, bardhebluve iu desh “golden set” për të prekur finalen. Tirana pat humbur në Korçë në gjysmëfinalen e parë, por në “Fahrie Hoti” bëri një ndeshje të mirë, duke mposhtur 3-0 Skënderbeun (25-20, 25-21, 27-25) në gjysmëfinalen e kthimit. Me nga një fitore secila skuadër, emri i finalistit u vendos në “golden set” (seti i artë). Në këtë set, mes shumë emocionesh, Tirana fitoi 15-11, duke siguruar kështu finalen e Kupës së Shqipërisë. Në sfidën tjetër, Partizani fitoi 3-2 ndaj Vllaznisë (27-25, 23-25, 25-16, 24-26, 15-7), duke u kualifikuar për në finale, pasi kishte...
Burimi:
telesport.al